Rrënojat e një anije gjenden në brigjet e Libisë, dyshohet për 130 të vdekur gjatë rrugës për në Evropë

Bota

Rrënojat e një anije gjenden në brigjet e Libisë, dyshohet për 130 të vdekur gjatë rrugës për në Evropë

Më: 23 prill 2021 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Rreth 130 njerëz supozohet të kenë vdekur pasi rrënojat e një anijeje që i transportonte ata në Evropë u gjetën në brigjet e Libisë.

Sipas mediave të huaja,  SOS Mediterranee, e cila operon me anijen e shpëtimit Ocean Viking, tha të enjten vonë se rrënojat e një varke gome, e cila fillimisht mbante rreth 130 njerëz, u pa në Detin Mesdhe në verilindje të kryeqytetit libian, Tripoli.

Grupi tha se nuk gjeti asnjë të mbijetuar, por pa të paktën dhjetë trupa pranë saj.

Ata thuhet se ishin të paktën dhjetë orë nga pozicioni i tyre në kohën kur morën sinjalizimet dhe kërkimi për anijet u krye “në një garë me kohën dhe në dete shumë të ashpër”, e cila kishte valë deri në gjashtë metra.

Kontrabandistët shpesh “paketojnë” familje të dëshpëruara në anije gome që ngecin përgjatë rrugës së rrezikshme të Mesdheut Qendror.

Organizata humanitare evropiane shtoi se më shumë se 350 njerëz janë mbytur në det deri më tani këtë vit, pa llogaritur viktimat e kësaj të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat