Ndahen pas 3 dekadash martese Bill dhe Melinda Gates, sa kushton divorci më i shtrenjtë në botë

Bota

Ndahen pas 3 dekadash martese Bill dhe Melinda Gates, sa kushton divorci më i shtrenjtë në botë

Më: 4 maj 2021 Në ora: 12:11
Bill dhe Melinda Gates

Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda njoftuan se do të divorcohen pas gati 3 dekadash lidhjeje, teksa dokumentet gjyqësore zbuluan se ata nuk kishin një marrëveshje paramartesore.

Ishte gruaja e themeluesit 65 vjeçar të Microsoftit ajo paraqiti dokumentet e divorcit, duke përmendur si arsye të ndarjes faktin që marrëdhëniet mes tyre janë dëmtuar tashmë.

Të dy ata e njoftuan lajmin e bujshëm përmes internetit, duke theksuar se do të vazhdojnë të punojnë së bashku, edhe pse nuk do të jenë më çift. “Pasi e menduam mirë, morëm vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në mbarë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve që të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive “, thuhet në një deklaratë të tyre të përbashkët.

Deri tani mendohet se ky do të jetë divorci më i shtrenjtë në botë. Shuma që Bill do ti kalojë bashkëshortes nuk është sqaruar ende, por pritet t`ia kalojë 32 miliardë dollarëve që Jeff Bezos u detyrua t`i japë të shoqes MacKenzie Scott, nga e cila u nda pas 25 vitesh martese. Sipas Forbes, pasuria e Bill Gates shkon në gati 130 miliardë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat