Këtu mund ta ndiqni “live” rënien e raketës kineze në Tokë

Bota

Këtu mund ta ndiqni “live” rënien e raketës kineze në Tokë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 21:10
Pamje live

Raketa e madhe kineze, që është jashtë kontrollit dhe është vendosur të rikthehet në atmosferën e Tokës këtë fundjavë, ka sjellë një situatë alarmante, por jo të pazakontë. Këtu mund të ndiqni live rënien e raketës kineze në Tokë.

Ka një numër rastesh kur mbeturinat hapësinore janë rrëzuar në Tokë, përfshirë vitin e kaluar, kur nga një raketë tjetër ranë mbeturinat mbi fshatrat e Bregut të Fildishtë, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht jo dëme njerëzore.

Lajmi i mirë është se mbeturinat në përgjithësi paraqesin shumë pak kërcënim për sigurinë e njerëzve.

Mbetjet e raketës kineze janë drejt rënies së lirë në Tokë. Pjesa më e madhe e saj është shpërbërë, por segmenti kryesor 18 tonësh ka hyrë në Tokë.

Parashikimi i disa orëve më parë sugjeronte se do të bjerë në Itali. Por parashikimi i fundit, i publikuar nga CNN sqaron se Ushtria Amerikane thotë se mund të bien mbi Turkmenistanin e Azizë Qëndrore, Neë Yorkun e Jugut, Afrikë, Australi, Portugali, Greqi, Itali dhe Spanjë këtë fundjavë.

A duhet që njerëzit të marrin masa paraprake?

Nuk ka nevojë, tha Jonathan McDowell, një astrofizikan në Qendrën e Astrofizikës në Universitetin e Harvardit.

“Rreziku që do të ketë ndonjë dëm ose që mund të godasë dikë është shumë i vogël – jo i papërfillshëm, mund të ndodhë – por mundësia është tepër e vogël. Dhe kështu që unë nuk do të humbja asnjë sekondë të gjumit për këtë”, tha ai.

“Ka gjëra shumë më të mëdha për t’u shqetësuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat