Pfizer parashikon që në fund të vitit të jenë gati pilulat antivirale ndaj COVID-19

Bota

Pfizer parashikon që në fund të vitit të jenë gati pilulat antivirale ndaj COVID-19

Më: 9 maj 2021 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Kryetari dhe shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, ka thënë të martën se kompania që ai udhëheq parashikon që deri në fund të këtij viti të ketë gati pilulat antivirale ndaj Covid-19.

Bourla theksoi se nëse gjithçka shkon mirë dhe në të njëjtën shpejtësi që kompania ka shkuar deri me tani, pilula do të jetë gati në fund të këtij viti.

Ai shpreson se kompania e terapisë orale kundër infeksionit ndaj Covid-19, në provat e fazave të hershme do të jetë gati deri në fund të vitit.

Fox News gjithashtu ka kërkuar konfirmim kronologjik nga Pfizer, por që një zëdhënëse nuk ka përcaktuar me saktësi një përgjigje.

“Është në një program të fazës së parë dhe ne duhet të kemi të dhëna para se të mund të spekulojmë për ndonjë rezultat ose afat kohor”, ka thënë zëdhënësja e Pfizer, Jerica Pitts, shkruan Fox News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat