Shpërthimi në Kabul: Familjarët varrosin disa nga fëmijët e vdekur

Bota

Shpërthimi në Kabul: Familjarët varrosin disa nga fëmijët e vdekur

Më: 9 maj 2021 Në ora: 17:57
Foto

Disa nga fëmijët që kanë vdekur nga shpërthimi që ka ndodhur jashtë një shkolle në Kabul të Afganistanit, janë varrosur këtë të diel, derisa një pjesë tjetër e nxënësve janë duke u kërkuar akoma dhe janë të zhdukur.

Më shumë se 60 persona kanë vdekur prej tyre shumica janë vajza, shpërthimi ka ndodhur derisa fëmijët ishin duke dalë nga shkolla.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në zonën Dasht-e-Barchi, e cila shpesh kishte sulme nga grupi militantë që quhet Islamistët Sunni.

QQeveria e Afganistanit zyrtarisht ka akuzuar grupin militantë të Talibanëve për sulmin, por ata e kanë mohuar se janë të përfshirë në këtë shpërthim, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat