Cili ishte roli i Izraelit në vrasjen me dron të gjeneralit iranian, Soleimani?

Bota

Cili ishte roli i Izraelit në vrasjen me dron të gjeneralit iranian, Soleimani?

Më: 10 maj 2021 Në ora: 08:38
Qasem Soleimani

Izraeli kishte ndarë informata me inteligjencën amerikane për tre numra të telefonit që i përdorte gjenerali iranian, Qasem Soleimani, pak orë para se dronët amerikanë ta kenë vrarë atë vitin e kaluar, shkruan Fox News.

Kjo informatë qiti në dritë rolin që Izraeli e ka luajtur në vrasjen e Soleimanit, për të cilin Departamenti i Shtetit ka thënë se ishte përgjegjës për qindra vrasje të ushtarëve amerikanë në kohën kur ky ishte udhëheqës i Gardës Elite Revolucionare.

Sulmi me dron ndodhi pak pas mesnatës së 2 janarit të vitit 2020, në momentin kur Soleimani dhe disa bashkëpunëtorë të tij kishin dalë prej Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit.

“Në Tel-Aviv, Komanda ndërlidhëse e Operacioneve Speciale të Përbashkëta bashkëpunuan me miqtë e tyre izraelitë për t’u dhënë informata mbi lokacionin e Soleimainit përmes telefonave celularë të tij. Izraelitët, të cilët kishin qasje në numrat e telefonit të Soleimainit, ua kishin dhënë këta numra amerikanëve në mënyrë që ta ndiqnin Soleimainin kudo që ai ndodhej”, thuhet në raport.

Në momentin kur vetura e Soleimainit doli prej aeroportit të Bagdadit, dy raketa të llojit “Hellfire” e goditën veturën e tij, ku vdiq ai dhe pesë shoqërues të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat