Pse ka shpërthyer koronavirusi në një prej vendeve më të vaksinuara në botë

Bota

Pse ka shpërthyer koronavirusi në një prej vendeve më të vaksinuara në botë

Më: 15 maj 2021 Në ora: 19:43
Seychelles

Një nga vendet më të vaksinuara në botë po përjeton një shpërthim të Covid-19. Ndërsa kombet e tjera luftojnë për të siguruar vaksina, (Seychelles) Ishujt Sejshell janë në pozitë për t'u patur zili pasi kanë imunizuar tashmë plotësisht më shumë se 61.4% të popullsisë.

Por kjo nuk ka mjaftuar për të ndaluar përhapjen e Covid. Gjatë muajit të kaluar, numrat janë rritur në arkipelagun e Oqeanit Indian, duke bërë që autoritetet të vendosin kufizime në vendin ku jetoojnë rreth 100 mijë persona. Të dhënat e raportuara së fundmi tregojnë se ka më shumë se 2,700 raste aktive. Nga rastet aktuale aktive, 33% janë të vaksinuar plotësisht, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Ekspertët dhe zyrtarët lokalë, megjithatë, thonë se shpërthimi në  Ishujt Sejshell nuk është një shenjë se vaksinat nuk po funksionojnë. Sido që të jetë, kombi tropikal është një kujtesë që edhe vendet me nivele të larta të vaksinimit nuk mund të heqin dorë nga masat dhe kujdesi.

Duke besuar në situatën e mirë epidemiologjike, vendi u hap për turistët, por rastet me covid u dyfishuan.

Sejshelli e ka vaksinuar popullsinë me vaksinën kineze Sinopharm dhe me vaksinën AstraZeneca të prodhuar në Indi.

Çfarë do të thotë kjo për jetën pas vaksinimit?

Rasti i Sejshell është një kujtesë se edhe pas vaksinimit, infeksionet nuk ka të ngjarë të ndalen plotësisht.

Vaksinat në dispozicion janë në gjendje të zvogëlojnë infeksionet serioze, megjithëse ato mund të mos japin mbrojtje të plotë - kundër Covid-19, tha profesor Jeremy Lim.

Por Cassie Berry, një profesor i imunologjisë në Universitetin Murdoch në Perth, vëren se situata në Seychelles nuk do të pasqyrohet domosdoshmërisht në të gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat