​Blinken: Sanksionet mbeten në fuqi edhe nëse Irani kthehet në marrëveshjen bërthamore

Bota

​Blinken: Sanksionet mbeten në fuqi edhe nëse Irani kthehet në marrëveshjen bërthamore

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 19:55
Antony Blinken

Sekretari i Shtetit i SHBA-së Antony Blinken tha sot se ai parashikon që edhe nëse Irani dhe Shtetet e Bashkuara bien dakord të kthehen në marrëveshjen bërthamore (JCPOA), qindra sanksione amerikane kundër Teheranit do të mbeten në fuqi.

"Unë parashikoj që edhe nëse ata kthehen në marrëveshje, qindra sanksione do të mbeten, duke përfshirë sanksionet e vendosura nga administrata e ish- presidentit Donald Trump," tha Blinken, raporton Reuters.

Blinken shtoi se nëse Irani nuk i përmbahet kushteve nga JCPOA, sanksionet do të mbeten në fuqi.

Edhe nëse sjellja iraniane ndryshon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat