Njëri me grushta e tjetri me granatë dore, rrahja në qytetin ukrainas përfundoi me shpërthim

Bota

Njëri me grushta e tjetri me granatë dore, rrahja në qytetin ukrainas përfundoi me shpërthim

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 15:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e një incidenti që ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Ukrainë, ku si pasojë mbetën të lënduar pesë persona.

Dy burra grinden ashpër në rrugë para një marketi në qytetin Harkiv, dhe në një moment njëri prej tyre e godet dy herë në fytyrë tjetrin – që e nxit të nxjerr nga xhepi granatën e dorës që e hedh në rrugë.

Në video shihen një grup “vëzhguesish”, përfshirë personin që e filmon rrahjen duke ikur nga granata që shpërthen dhe aktivizon alarmet e veturave që ishin të parkuara afër.

Si rezultat i kësaj janë lënduar pesë persona, e burri me granatë është arrestuar dhe sipas ligjeve në fuqi që janë në Ukrainë, ai mund të dënohet nga 10 deri në 15 vite burgim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat