Johnson & Johnson paguan $230 milionë për të mbyllur çështjen që i akuzon si kontribuues të krizës së opiatëve

Bota

Johnson & Johnson paguan $230 milionë për të mbyllur çështjen që i akuzon si kontribuues të krizës së opiatëve

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Kompania Johnson & Johnson ka pranuar të paguaj një shumë prej $230 milion dollarësh ndaj shtetit të Nju Jorkut, për të shuar akuzat se ky gjigand i farmaceutikës ka kontribuuar në përshkallëzimin e krizës së opiatëve, – u shpreh Kryeprokurorja, Letitia James këtë të shtunë.

Kompania farmaceutike gjithashtu pranoi t’i jepte fund një herë e mirë prodhimit dhe shpërndarjes së opiatëve në shtetin e Nju Jorkut si dhe në të gjithë vendin.

Johnson & Johnson “ndihmoi të përshkallëzonte këtë krizë, por sot ata kanë pranuar të lënë mënjanë biznesin e opiatëve – jo vetëm në Nju Jork, por në të gjithë vendin,” tha James.

Marrëveshja që përfshin një padi të ngritur nga James në vitin 2019, e mbylli çështjen që rëndonte kundër Johnson & Johnson, – si pjesë e procesit gjyqësor që nisi si pasojë epidemisë që solli vdekjen e të paktën 500,000 individëve gjatë dy dekadave të fundit.

Gjatë deklaratës së tyre këtë të shtunë, vetë kompania Johnson & Johnson e minimizuan përgjegjësinë e tyre si dhe njoftimin e kryeprokurores. Ata thanë se kjo marrëveshje përfshinte vetëm dy qetësues, – të krijuar nga një kompani filiale që përfaqësonte vetëm 1% të tregut, – të cilat prej kohësh nuk shiteshin më në tregun amerikan.

Kjo marrëveshje ishte një nga zhvillimet e fundit në botën komplekse të padive të lidhura me opiatët në të gjithë SHBA-në. Ajo reflekton një rrugë që po ndërmerret nga shumë kompani të mëdha farmaceutike të cilat parapëlqejnë të pranojnë ujditë apo marrëveshjet ku i duhet të paguajnë shuma të mëdha parash, përpara se të dalin para gjyqit, pasi e dinë që do t’u duhej të shpenzonin shumë më tepër në atë mënyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat