ISIS reagon ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm italian Di Maio

Bota

ISIS reagon ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm italian Di Maio

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 00:00
Luigi Di Maio

Në një editorial në numrin e fundit të së përjavshmes Al Naba, zëri i grupit terrorist, u përqendrua në shqetësimet e Italisë mbi praninë e ISIS në Afrikë dhe në takimin e koalicionit anti-Daesh të kryesuar nga Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, si dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken.

Dhe sipas mediave të huaja, ky ishte mesazhi i ISIS: “… Ministri i Jashtëm italian pranoi se ‘nuk është e mjaftueshme’ për të luftuar ISIS-in në Irak dhe Siri, por ne duhet të shikojmë në ‘rajone të tjera’ në të cilat është i pranishëm, ai e quajti ‘shqetësuese’ zgjerimin e Shtetit Islamik në Afrikë dhe në Sahel, duke pretenduar se mbrojtja e rajonit do të thotë mbrojtja e Evropës”.

“Nuk ka dyshim se frika nga Roma është e bazuar”, është vazhduar në pjesën e editorialit, duke shtuar se “muxhahedinët e kanë kërcënuar Romën nga shkretëtirat e Irakut… dhe muxhahedinët e Shtetit Islamik janë ende në pritje të përmbushjes së premtimit të bërë atyre nga Zoti i Plotfuqishëm”:

Pas kësaj, kryeministri, Mario Draghi, i shprehu mbështetjen e tij të plotë dhe solidaritetin e thellë për Luigi Di Maio.

“Konferenca anti-Daesh që ai kryesoi ishte një sukses. Qeveria mbetet e vendosur për të luftuar terrorizmin”, nënvizon Draghi.

Ish-kryeministri Giuseppe Conte, gjithashtu, foli për “kërcënime të papranueshme”.

Ndërkohë edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka shkruar: “Kërcënimet e fundit të Daesh kundër Luigi Di Maio dhe Italisë janë të papranueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat