Fajësohet Irani nga SHBA dhe Britania e Madhe për sulmin ndaj anijes cisternë

Bota

Fajësohet Irani nga SHBA dhe Britania e Madhe për sulmin ndaj anijes cisternë

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 09:15
Foto Ilustrim

Amerika dhe Britania e Madhe kanë fajësuar Iranin për sulmin ndaj një anijeje-cisternë që la të enjten dy të vrarë në Detin Arabik.

Anija "Mërsër Strit" zotërohej nga një firmë izraelite dhe sipas Londrës, Teherani përdori një a më shumë dronë luftarakë për ta goditur me qëllim, në shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Uashingtoni së bashku me Izraelin paralajmëruar kundërpërgjigje ndaj Iranit, i cili i mohon akuzat dhe ka kërkuar të mos ketë përshkallëzime.

Regjimi sionist duhet t'i ndalë këto akuza të pabaza dhe nuk është hera e parë që akuzojnë direkt Iranin. Është Izraeli që ka krijuar pasiguri, terror. Kush mbjell erën do të korrë furtunën."

Kryeministri izraelit, Naftali Benet, tha se vendi i tij ka prova për sulmin.

"Kemi siguri absolute se sulmi ndaj anijes u krye nga Irani. Në çdo rast, e dimë ne se çfarë mesazhi t'i çojmë Iranit sipas mënyrës tonë."

Anija "Mërsër Strit" që transportonte naftë operohej nga një kompani londineze dhe është pronë e një miliarderi izraelit.

Sulmi i mori jetën një roje sigurie britanik dhe një pjesëtari të ekuipazhit me origjinë rumune.

Ndërkohë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh i cilësoi këto akuza si të pabaza.

Raportet mes Tel-Avivit dhe Teheranit janë tensionuar muajt e fundit teksa Irani po përpiqet të rinegociojë marrëveshjen për armatimin bërthamor të vitit 2015, që do i mundësonte heqjen e sanksioneve të gjithanshme amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat