Ish-roja naziste do të gjykohet në moshën 100-vjeçare, sepse akuzohet për 3.518 vrasje

Bota

Ish-roja naziste do të gjykohet në moshën 100-vjeçare, sepse akuzohet për 3.518 vrasje

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Prokurorët në Gjermani thanë të hënën se një burrë 100-vjeçi akuzuar për 3.518 vrasje gjatë kohës që ishte roje në një kamp nazist, do të dalë në gjyq në tetor.

Burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, dyshohet se ka shërbyer si roje në kampin Sachsenhausen pranë Berlinit, dhe autoritetet e akuzojnë atë si pjesëmarrës në vrasjet e 3.518 të burgosurve midis viteve 1942 dhe 1945.

Pas një kontrolli mjekësor, u përcaktua se ish-roja ishte i aftë të qëndrojë në një sallë gjyqi për gjykimin e tij deri në dy orë e gjysmë.

Rreth 200,000 njerëz u mbajtën në Sachsenhausen nga viti 1936 deri në 1945, dhe dhjetëra mijëra persona vdiqën nga puna e detyruar, uria, sëmundjet dhe ekzekutimi. 

Aktualisht nuk ka shumë ish-roje që ende jetojnë, por prokuroria ka një precedent ligjor që nuk kanë nevojë për dëshmi të përfshirjes direkte në vrasje në kampet e përqendrimit për të sjellë dikë në gjyq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat