Kryeministri i Kanadasë: Ne nuk do e njohim qeverinë talebane

Bota

Kryeministri i Kanadasë: Ne nuk do e njohim qeverinë talebane

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 07:30
Justin Trudeau

Kanadaja ka refuzuar të njohë qeverinë talebane. Kjo është konfirmuar nga kryeministri i atij vendi, Justin Trudeau.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare po vë në dyshim marrëdhëniet e ardhshme me grupin islamik që ka marrë pushtetin e Afganistanit.

“Kur ata ishin në pushtet 20 vjet më parë, Kanadaja nuk e njohu qeverinë e tyre. Ata përmbysën me forcë dhe zëvendësuan një qeveri të zgjedhur siç duhet dhe formuan një grup terrorist, sipas ligjit kanadez”, theksoi Trudeau.

Duke kujtuar se përparësia e menjëhershme iu dha operacioneve të evakuimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat