Mbi dy mijë viktima në Haiti, ndihmat nuk po arrijnë me kohë

Bota

Mbi dy mijë viktima në Haiti, ndihmat nuk po arrijnë me kohë

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 08:24
Haiti

Numri i viktimave nga tërmeti masiv që goditi Haitin javën e kaluar ka arritur në 2,189.

Rreth 9,900 njerëz u raportuan të plagosur pasi ndihma e ngadaltë ka rritur frustrimin tek vendasve në nevojë.

“Haiti tani është në gjunjë”, tha të mërkurën kryeministri Ariel Henry.

Epiqendra e tërmetit të së shtunës me magnitudë 7.2 goditi pjesën jugperëndimore të kombit të Karaibeve, rreth 125 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Port-au-Prince.

Tërmeti i fuqishëm shkaktoi shembjen e dhjetëra mijëra shtëpive. Menjëherë pas kësaj, një stuhi tropikale solli një shi të madh mbi të mbijetuarit që tashmë po përballen me katastrofën.

Haiti është ende duke u rimëkëmbur nga një tërmet i vitit 2010 që vrau mbi 200,000 njerëz, shkruan DW.

Tërmeti i fundit goditi vetëm disa javë pasi ishulli u zhyt në trazira politike pas vrasjes së Presidentit Jovenel Moise më 7 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat