Biden: Sulmi i ri terrorist në Afganistan mund të ndodhë brenda 36 orëve

Bota

Biden: Sulmi i ri terrorist në Afganistan mund të ndodhë brenda 36 orëve

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 22:23
Presidenti amerikan, Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se një sulm i ri terrorist në Afganistan “ka shumë mundësi të ndodhë në 24-36 orët e ardhshme”.

Dy shpërthime të ndara kanë ndodhur gjatë ditëve të kaluara në kryeqytetin afgan, Kabul, ku kanë mbetur të mbetur të vdekur 12 marinsa dhe mbi 100 afganë.

Në një deklaratë, presidenti deklaroi se “Sot në mëngjes, u takova me ekipin tim të sigurisë kombëtare në Uashington dhe komandantët e mi në terren. Ne diskutuam goditjen që ndërmorën forcat tona mbrëmë kundër grupit terrorist ISIS-K në Afganistan. Unë thashë që ne do të shkojmë pas grupit përgjegjës për sulmin ndaj trupave tona dhe civilëve të pafajshëm në Kabul, dhe ne e kemi bërë”.

Ai më tutje deklaroi se kjo nuk do të jetë e fundit dhe se SHBA-ja po gjurmon çdo person të përfshirë në atë sulm të tmerrshëm dhe t’i bëjmë ata të paguajnë.

I pari i shtetit amerikan shtoi se “Situata në terren vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe kërcënimi i sulmeve terroriste në aeroport mbetet i lartë. Komandantët tanë më informuan se një sulm ka shumë të ngjarë të ndodh në 24-36 orët e ardhshme”.

Theksojmë se Talebanët kanë reaguar ashpër duke thënë se amerikanët është dashur t’i paralajmërojnë për këto sulme pasi janë lënduar dy gra dhe një fëmijë.

Ndryshe, SHBA-ja po vazhdon evakuimin e afganëve dhe çdo shtetasit amerikaë nga Kabuli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat