​Nëna e 9 fëmijëve dënohet me vdekje për posedim droge në Malajzi

Bota

​Nëna e 9 fëmijëve dënohet me vdekje për posedim droge në Malajzi

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Hairun JalmanI, 55-vjeç, u dënua me vdekje javën e kaluar pasi u kap me 113.9 gramë drogë në vitin 2018.

Nëna e pamartuar e nëntë fëmijëve, ka marrë dënimin ekstrem nga gjykatësi Alwi Abdul Wahab më 15 tetor në Sabah, Malajzi. 

Dënimi i saj ka tërhequr titujt ndërkombëtarë pas një klipi të saj menjëherë pasi seanca gjyqësore u shpërnda në mediat sociale.

Në klip, ajo shihet duke qarë dhe duke lypur jetën, ndërsa një oficer e përcjell nga salla e gjyqit.

Ligjet në Malajzi janë shumë të rrepta kur bëhet fjalë për posedimin e barnave të tilla si metamfetamina dhe se kushto që kapet me mbi 50 gramë drogë, do të dënohet me vdekje.

Rasti i Hairun JalmanI tani ka ndezur një debat të gjerë të përdorimit të dënimit me vdekje për gratë.

Sipas Amnesty International, 1.281 persona u regjistruan si të dënuar me vdekje deri në shkurt 2019, me 73 për qind të dënimeve për trafik droge në Malajzi. Te gratë, kjo shifër rritet në 95 për qind, transmeton Mirror.

Amnesty International Malajzia gjithashtu i ka bërë thirrje qeverisë të bashkohet me 108 vendet në heqjen e dënimit me vdekje.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat