Egjipti arreston artisten robot Ai-Da për spiunazh në ekzibicionin e Piramidës

Bota

Egjipti arreston artisten robot Ai-Da për spiunazh në ekzibicionin e Piramidës

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 18:14
Foto

Skulptura futuristike dhe krijuesi i saj u ndaluan për 10 ditë prej frikës së një komploti spiunazhi.

Megjithse ishte përshkruar si “një vizion i të ardhmes” artistja robotike Ai-Da është ndaluar nga autoritetet doganore në Egjipt teksa tentonte të merrte pjesë në një ekzibicion në Piramidën e Giza.

Ai-Da duhet të prezantonte punimet e saj sipas krijuesit, në ekzibicionin e parë të artit kontemporan pranë piramidës me famë botërore.

Por për arsye sigurie dhe dyshimeve se është pjesë e një rrjeti spiunazhi, si Ai-Da dhe krijuesi i saj britanik u ndaluan për 10 ditë duke shkaktuar përplasje diplomatike.

“Ambasadori britanik po punonte për lirimin Ai-Da, ishte një çështje stresuese,” tha Aidan Meller, që është forca njerëzore prapa Ai-Da, pak para lirimit të saj.

Sipas Meller, rojet kufitare ndaluan Ai-Da duke akuzuar se kishte kamera te sytë, për të cilat miku i saj njerëzor thotë se i përdor për të pikturuar  e vizatuar.

Por roboti u lirua nga autoritetet pak para nisjes së ekzibicionit. Në këtë të fundit u shfaqen punime nga artistë ndërkombëtarë dhe egjiptianë si Stephen Cox, Lorenzo Quinn, Moataz Nasr e Alexander Ponomarev.

Ai-Da ka marrë emrin nga pionieres së kompjutereve Ada Lovelace dhe është ndërtuar nga një grup shkencëtarësh në një projekt disa-milionësh  në 2019, si dhe është përmirësuar me avancimin e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat