New Delhi pritet të hyjë në bllokim të plotë në fundjavë për shkak të ndotjes së ajrit

Bota

New Delhi pritet të hyjë në bllokim të plotë në fundjavë për shkak të ndotjes së ajrit

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Kryeqyteti i Indisë, New Delhi dhe disa shtete përreth kanë mbyllur shkollat, kanë implementuar punën nga shtëpia dhe tani po flitet për një mbyllje të plotë të këtij qyteti në fundjavë, në një përpjekje për të trajtuar nivelet vdekjeprurëse të ndotjes së ajrit.

Sipas The Guardian, gjatë javëve të fundit, në atë që është bërë një dukuri e frikshme sezonale, Delhi ka pësuar nivele ndotjeje 20 herë më të larta se nivelet e konsideruara të shëndetshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe një smog i trashë u vendos mbi qytet.

Shkaqet e ndotjes së rëndë që e kanë bërë New Delh-in kryeqytetin më të ndotur në botë janë një kombinim faktorësh duke përfshirë tymin e shkarkimit të makinave, djegien e kashtës nga fermerët në shtetet e afërta, ndotjen industrial, djegien e mbeturinave dhe punimet në ndërtim.

Rënia e temperaturës, ndryshimi i presionit të ajrit dhe mungesa e erës me ardhjen e dimrit bëjnë që ndotja të bllokohet mbi qytet si një ombrellë toksike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat