OBSH publikon listën e vendeve që nuk kanë asnjë rast të infektuar me Covid-19

Bota

OBSH publikon listën e vendeve që nuk kanë asnjë rast të infektuar me Covid-19

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Pothuajse 274 milionë të infektuar me koronavirus janë konfirmuar në botë që nga fillimi i pandemisë, me një total prej mbi 5 milionë viktimash nga të cilat mbi 45 mijë në javën e fundit. Këto janë shifrat e publikuara nga OBSH.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë vetëm 10 vende në të gjithë botën, në të cilat Covid nuk ka infektuar asnjë banor.

Në listë është Tuvalu, vend ishullor në Paqësor, në mes Hauajit dhe Australisë; Taraua në arqipelagun e Ishujve Gilbert në Republikën e Kiribait që përmban 33 ishuj. Më pas vjen shteti i Pohnpei, një nga shtetet e federuara të Mikronezisë dhe Nauru, republika e pavarur më e vogël në botë, e cila njihet dhe si qendër strehimi për ata që kërkojnë azil në Australi.

Është edhe Niue, një ishull koralor i aneksuar në vitin 1901 nga Zelanda e re, shkruan abcnews.al

Në listën e vendeve ku nuk është shënuar zyrtarisht asnjë rast me Covid ka dhe disa ishuj të tjerë të Paqësorit.

Turkmenistani në Azinë qendrore dhe Koreja e Veriut e Kim Jong Un, nuk kanë sinjalizuar asnjë rast me Covid dhe pse shkencëtarët mendojnë se situata është shumë më ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat