​Në frikë nga Omicroni India zgjeron fushatën e vaksinimit

Bota

​Në frikë nga Omicroni India zgjeron fushatën e vaksinimit

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

India do të zgjerojë fushatën e vaksinimit derisa tash e tutje mundësi për të marrë vaksinën kundër koronavirusit do ta kenë të gjithë banorët mbi moshën 15 vjeçare.

Po ashtu, India do të administrojë dozën e tretë përforcuese për punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët më të moshuar derisa ka frikë në vend që varianti i ri, Omicron mund të nxitë valën e re të infektimeve.

Kryeministri indian, Narendra Modi, gjatë një fjalimi televiziv më 25 dhjetor njoftoi se vaksinimi i të rinjve në moshë nga 15-18 vjeç do të fillojë nga 3 janari.

Ndërkaq nga 10 janari do të mund të vaksinohen me dozën e tretë punëtorët shëndetësorë dhe banorët më të moshuar se 60 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat