Shënohet rekordi i ditës më të nxehtë në Australi, temperatura arrin në 50 gradë

Bota

Shënohet rekordi i ditës më të nxehtë në Australi, temperatura arrin në 50 gradë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Australia ka arritur temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë kur në qytetin perëndimor Onslow u shënua temperature 50.7 gradë Celsius.

Përpara ditës së sotme, kjo temperaturë (50 gradë Celsius) ishte arritur vetëm tre herë, duke përfshirë ditët e njëpasnjëshme, në fillim të vitit 1960.

Temperatura 50.7 gradë Celsius që ishte regjistruar më 2 janar të vitit 1960 mbeti temperatura rekord e Australisë për 61 vjet, pasuar nga dita e nesërme e cila kishte temperatura gati kaq përvëluese (50.3 gradë Celsius) – sipas të dhënave të Byrosë së Meteorologjisë.

Gjatë të enjtes, Onslow iu bashkua edhe dy vendeve të tjera të Australisë Perëndimore  që kanë arritur temperaturën 50 gradë Celsius. Një nga këto tri vende, Mardie, kishte thyer rekordin e temperaturave edhe më 19 shkurt të vitit 1998 – një nga katër ditët kur në Australi ishte arritur temperature mbi 50 gradë Celsius.

Këto temperatura ekstreme erdhën pas një vale të nxehtë që e ka kapluar Australinë veri-perëndimore ditët e fundit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat