Tre të vrarë nga një sulm i dyshuar me dronë në objektin e naftës në Abu Dhabi

Bota

Tre të vrarë nga një sulm i dyshuar me dronë në objektin e naftës në Abu Dhabi

Më: 17 janar 2022 Në ora: 16:46

Tre persona janë vrarë nga një sulm i dyshuar me dronë në një fabrikë nafte në Abu Dhabi, për të cilën përgjegjësinë e kanë marrë rebelët Houthi të Jemenit.

Gjashtë të tjerë u plagosën në sulmin, i cili shkaktoi një zjarr në aeroportin ndërkombëtar të Abu Dhabit të hënën.

Tre viktimat janë identifikuar si dy shtetas indianë dhe një pakistanez, tha policia.

Sulmi goditi një zonë industriale ku kompania shtetërore e energjisë në Abu Dhabi drejton një rrjet tubacionesh dhe një objekt magazinimi të cisternave të naftës.

Tre cisterna transporti morën flakë, thanë autoritetet dhe një hetim është nisur, shkruan Euronews.

Gjetjet paraprake treguan se objekte të vogla fluturuese, ndoshta dronë, ranë në zonë dhe mund të kenë shkaktuar shpërthimin dhe zjarrin.

Rebelët Houthi të Jemenit pretenduan se ishin pas një sulmi që synonte Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Incidenti vjen ndërsa lufta shumëvjeçare në Jemen vazhdon të zhvillohet. Edhe pse Emiratet e Bashkuara Arabe kanë tërhequr kryesisht forcat e veta nga konflikti, ato janë ende të angazhuara në mënyrë aktive në Jemen dhe mbështet milicitë lokale atje që luftojnë kundër Houthis.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë në luftë në Jemen që nga fillimi i vitit 2015 dhe ishin një anëtar kyç i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që nisi sulmet kundër Houthis, pasi grupi pushtoi kryeqytetin e Jemenit dhe rrëzoi qeverinë e mbështetur nga ndërkombëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat