Kryeministri britanik nuk është marrë në pyetje nga policia

Bota

Kryeministri britanik nuk është marrë në pyetje nga policia

Më: 27 janar 2022 Në ora: 16:20
Boris Johnson

Policia nuk e mori në pyetje kryeministrin britanik, Boris Johnson për një seri festimesh të mbajtura në rezidencën qeveritare në Downing Street gjatë bllokimit total shkaku i coronavirusit.

Kështu tha sot një zëdhënës i kryeministrit, raporton reuters. Ai shtoi se kabineti i Johnsonit nuk ka marrë ende raportin e hetimit të brendshëm për shkelje të mundshme të izolimit, të kryer nga nëpunësja e lartë civile Sue Grey.

Kryeministri tha sot se raportin e brendshëm do ta publikojë të plotë kur të jetë gati.

Policia britanike tha të martën se po hetonte pretendimet për një sërë ngjarjesh të zhvilluara në zyrat e kryeministrit në Downing Street gjatë bllokimit, pasi mori prova nga një hetim i brendshëm i qeverisë.

Kabineti i Johnson kundërshtoi se ishte organizuar një festë ndërsa pohoi se “një grup punonjësish që po punonin në rezidencën e kryeministrit atë ditë u mblodhën për një kohë të shkurtër në kabinet pas takimit për të uruar kryeministrin për ditëlindjen e tij”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat