Koreja e Veriut kryen testin më të madh raketor që nga nëntori i vitit 2017

Bota

Koreja e Veriut kryen testin më të madh raketor që nga nëntori i vitit 2017

Më: 30 janar 2022 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Koreja e Veriut ka kryer lansimin e raketës më të madhe që nga viti 2017.

Koreja e Jugut ka raportuar se lansimi ka ndodhur në ora 07:52, në lindje të brigjeve të Koresë së Veriut.

Në anën tjetër, Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA-të, kanë dënuar lansimin që është testi i shtatë i realizuar gjatë këtij muaji.

Kombet e Bashkuara i kanë ndaluar Koresë së Veriut testimin e armëve balistike bërthamore – duke i vënë sanksione për mospërfillje.

Madje ky shtet në lindje të Azisë vazhdimisht kryen testime, kurse lideri i saj Kim Jong-un ka premtuar se do të rrit kapacitet e saj mbrojtëse.

Organet e sigurisë së Koresë së Jugut, kanë njoftuar se verikoreanët kryen testimit e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi (IRBM), që po konsiderohet si më i madhi që nga nëntori i vitit 2017.

E japonezët kanë vlerësuar se raketa ka arritur fluturuar në mbi dymijë metra lartësi, për më shumë se 30 minuta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat