Kriza në Ukrainë: Biden dhe Johnson thonë se ende shpresojnë për marrëveshje diplomatike

Bota

Kriza në Ukrainë: Biden dhe Johnson thonë se ende shpresojnë për marrëveshje diplomatike

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 06:45
Biden dhe Johnson

Udhëheqësit e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë thënë se nuk ka humbur çdo shpresë për një zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë, por paralajmërojnë se situata mbetet e brishtë.

Në një telefonatë 40-minutëshe, Joe Biden dhe Boris Johnson ranë dakord që një marrëveshje ishte ende e mundur pavarësisht një kori paralajmërimesh për një veprim të afërt ushtarak rus, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Rusia gjithmonë ka mohuar planet për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se grumbullon më shumë se 100,000 trupa në kufi.

Shumë shtete u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina dhe ShBA-ja ka thënë se bombardimet ajrore mund të fillojnë “në çdo kohë”.

Por në bisedën e tyre, presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson thanë se mbetej një “dritare vendimtare” për diplomacinë dhe për Rusinë që të tërhiqet nga kërcënimet e saj ndaj Ukrainës, sipas një deklarate të Downing Street.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat