Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in theksoi se sovraniteti i Ukrainës duhet të respektohet dhe bëri thirrje për paqe në takimin e mbajtur në mëngjesin e sotëm nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të vendit të martën.
“Duhet respektuar sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës dhe duhet kërkuar një zgjidhje paqësore përmes dialogut. Nuk është kurrë e dëshirueshme që situata në Ukrainë të përkeqësohet në një konflikt të armatosur.
Do të ketë një ndikim të madh politik dhe ekonomik jo vetëm në Evropë, por edhe në mbarë botën”, tha Moon.
Moon i kërkoi botës të punonte së bashku për të zgjidhur krizën e Ukrainës shpejt dhe paqësisht dhe ai premtoi se Koreja e Jugut do të marrë pjesë aktive në këto përpjekje.
Ai bëri thirrje gjithashtu për evakuimin e qytetarëve koreanë në Ukrainë dhe për "kundërmasa" kundër ndikimit të pritshëm ekonomik të situatës./BS