Bie nga ballkoni, humb jetën ambasadorja italiane në Australi

Bota

Bie nga ballkoni, humb jetën ambasadorja italiane në Australi

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:51
Francesca Tardioli

Ambasadorja italiane në Australi ka gjetur vdekjen pasi dyshohet se ka rënë nga ballkoni në qytetin e saj të lindjes.

Mediat italiane, bëjnë me dije se ambasadorja Francesca Tardioli është gjetur e vdekur jashtë një shtëpie në Foligno, në veri të Romës.

Mësohet se ajo kishte shkuar për pushime.

Bëhet e ditur se vdekja e saj është duke u hetuar, ndërsa në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ambasadorja e Australisë në Itali, Margaret Twomey.

“Lajm tronditës për ndarjen nga jeta të ambasadores Francesca Tardioli. Mike e dashur. Kolege brilante. Diplomate shumë e respektuar”, shkroi ajo në Twitter

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat