Blinken bisedon me Borrellin për Ukrainën, zotohen për vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë

Bota

Blinken bisedon me Borrellin për Ukrainën, zotohen për vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 19:44
Antony Blinken dhe Josep Borrell

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar një bisedë me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për situatën e përshkallëzuar në Ukrainë.

“Dy liderët dënuan sulmin e paramenduar, të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm ndaj Ukrainës nga forcat ushtarake ruse. Ata theksuan zotimin e tyre të fuqishëm për sigurinë evropiane si dhe për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha Ned Price, zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Blinken vlerësoi koordinimin e ngushtë midis SHBA-së dhe BE-së sa i përket agresionit rus në Ukrainë.

Ai së bashku me shefin e diplomacisë së bllokut evropian u zotuan për vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat