Afrikanët që ikin nga Ukraina raportojnë për diskriminim në kufi

Bota

Afrikanët që ikin nga Ukraina raportojnë për diskriminim në kufi

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Afrikanët që përpiqen të arratisen nga Ukraina po ankohen për vështirësi dhe diskriminim në kufijtë tokësorë në BE.

Ruqqaya, një studente nigeriane e mjekësisë që studionte në universitet në Kharkiv, eci për 11 orë gjatë natës për të mbërritur në Medyka-Shehyni, në kufirin me Poloninë këtë mëngjes.

Në kufi, rojet kufitare i thanë asaj të priste pasi ukrainasit duhej të kalonin fillimisht.

Ajo thotë se ka parë autobusë me njerëz, të cilët ajo i përshkroi si të bardhë, duke u lejuar të kalojnë kufirin, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e afrikanëve janë përzgjedhur nga radha, raporton BBC.

Ruqqaya po përpiqet të shkojë në Varshavë për të kapur një fluturim që ajo ka rezervuar për në Nigeri.

Një grup tjetër studentësh thonë se janë bllokuar në kufirin me Przemysl, ku rojet kufitare ukrainase nuk do t’i lejojnë ata të kalojnë.

Kjo nuk po u ndodh ukrainasve”, thotë Timothy Adegbile, një student i mjekësisë në Lviv.

Megjithatë, një zëdhënës i forcave kufitare polake thotë: “Të gjithë ata që mbërrijnë në kufirin polak nga Ukraina lejohen të hyjnë pavarësisht nga kombësia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat