​Departamenti i Shtetit pezullon operacionet në ambasadën amerikane në Minsk

Bota

​Departamenti i Shtetit pezullon operacionet në ambasadën amerikane në Minsk

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 14:01
Ilustrim

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të hënën se po pezullon operacionet e tij në ambasadën amerikane në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.

“Departamenti i Shtetit "autorizoi largimin vullnetar ("largimin e autorizuar") të punonjësve jo urgjentë dhe anëtarëve të familjes në ambasadën tonë në Moskë, Rusi.

Ne i morëm këta hapa për shkak të çështjeve të sigurisë që rrjedhin nga sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga ushtria ruse në Ukrainë”, thuhet në një deklaratë të sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Njoftimi vjen ndërsa zyrtarët ukrainas dhe rusë takohen sot në kufirin Bjellorusi-Ukrainë për bisedime paqeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat