Vdekja tragjike e burrit pasi infermierja i tha ‘mos beso gjithçka që lexon në Google’

Bota

Vdekja tragjike e burrit pasi infermierja i tha ‘mos beso gjithçka që lexon në Google’

Më: 23 mars 2022 Në ora: 11:12
Alison

Një grua zemërthyer ka treguar se si i vdiq burri i saj vetëm 48 orë pasi një infermiere i tha atij të ‘mos besonte gjithçka që lexonte në Google’.

Alison hyri në TikTok për të ndarë historinë tragjike të partnerit të saj Brian dhe postimi tani është bërë viral.

Duke postuar me emrin lsnhoffy22, Alison shpjegoi se si i shoqi vdiq në vitin 2017, raporton Daily Record.

Atij iu tha se simptomat e tij nuk ishin shkak për shqetësim nga një infermiere, përpara se të vdiste vetëm disa ditë më vonë.

Alison shkroi: “Burri im kishte dhimbje të forta në këmbë, kështu që ai i tha infermieres se ai pyeste veten nëse ishte një mpiksje gjaku pasi kishte parë simptomat në internet. Ajo tha ‘oh mos besoni gjithçka që lexoni në doktor Google!’. Burri im vdiq nga një mpiksje gjaku 48 orë më vonë”.

Ajo shtoi: “Unë nuk e fajësoj këtë person. Por ndoshta ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë. Nëse mendoni se keni mpiksje gjaku, thjesht kontrollohuni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat