Shkencëtari i ri bullgar me kërkime inovative mbi trajtimin mjekësor

Bota

Shkencëtari i ri bullgar me kërkime inovative mbi trajtimin mjekësor

Më: 1 prill 2022 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Një hulumtues shkencor i ri bullgar po bënë hulumtime për terapitë e së ardhmes në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë në Cyrih (ETH Zürich). Kohët e fundit, Bozhidar-Adrian Stefanov dhe kolegët e tjerë të tij bënë një zbulim mjekësor që mund të ndryshojë trajtimin e pacientëve me çrregullime metabolike, siç është diabeti.

Stefanov është një doktorant i specializuar në mjekësinë molekulare në Universitetin e Bazelit. Ai ka hulumtuar një metodë për përdorimin e nxehtësisë për të kontrolluar qelizat njerëzore dhe për t'i bërë ato të kenë funksione të reja.

Njëqind vjet më parë, ilaçet bazoheshin në molekula të vogla, ndërsa shumë nga ilaçet e sotme janë të natyrës biologjike, të përbëra nga peptide ose proteina, tha Stefanov për BTA.

Vitet e fundit ka pasur shumë terapi revolucionare, të bazuara në injektimin e llojeve të ndryshme të proteinave dhe antitrupave, që janë gjithashtu proteina. Megjithatë, këto terapi kanë një problem të madh, e ajo është se ilaçet duhet t'u injektohen pacientëve çdo ditë. Kjo është arsyeja pse në 10-15 vitet e fundit janë zhvilluar terapi të bazuara në qeliza të modifikuara, në vend të injeksioneve, sipas shkencëtarit të ri bullgar.

Ai dha si shembull përdorimin e qelizave T njerëzore, të cilat tani përdoren në mjedisin klinik dhe është një nga historitë e suksesit në këtë fushë. Qelizat nxirren nga pacienti dhe riprogramohen për të kuruar kancerin. Ky hulumtim është inovativ dhe ekipi i Stefanov ishte i pari që zhvilloi një metodë që përdor nxehtësinë për të kontrolluar qelizat. Për t'u menaxhuar, qelizat duhet të kenë makina molekulare në to - proteina, të cilat ndjejnë rritjen e temperaturës, tha ai. Ai dhe ekipi i tij po eksperimentojnë me një implant nënlëkuror. “Trupi ushqen qelizat, ndërsa ne përdorëm një pajisje elektronike për të rregulluar temperaturën e implantit, gjë që përmirëson saktësinë. Kjo është një metodë jo-invazive për dërgimin e proteinave terapeutike në trup” Stefanov përmbledhë punën e tij kërkimore. Rezultatet janë publikuar në revistën prestigjioze të Wiley's Advanced Science.

Është mjaft e vështirë të parashikohet se kur do të arrijnë rezultatet tek pacientët, sepse kjo lloj teknologjie është e re dhe ky proces mund të zgjasë 10 apo edhe 20 vjet. Ajo që është e rëndësishme është garantimi i sigurisë së njerëzve, tha ai.

Shkencës duhet t'i jepet një shans dhe ajo duhet të financohet, tha Stefanov, duke shtuar se ai beson se shteti duhet të sigurojë një financim të tillë. Ka gjithashtu shumë komunikim që duhet të bëhet dhe shkencëtarët t'i tregojnë publikut se për çfarë dhe si po punojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat