Presidenti i KE: Historia nuk do t’i harrojë krimet e luftës në Ukrainë

Bota

Presidenti i KE: Historia nuk do t’i harrojë krimet e luftës në Ukrainë

Nga: G.B Më: 20 prill 2022 Në ora: 14:01
Charles Michel

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka thënë se "historia nuk do t'i harrojë krimet e luftës" të kryera nga forcat ruse. Këtë deklaratë e bëri sot gjatë një vizite sot në Borodyanka, afër Kievit.

Në një mesazh në Twitter Michel shkroi: "Në Borodyanka. Si Bucha dhe shumë qytete të tjera në Ukrainë. Historia nuk do t'i harrojë krimet e luftës që janë kryer këtu”.

“Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi”.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, forcat ruse kanë hedhur poshtë pretendimet se po vrasin civilë dhe kanë pohuar se po synojnë vetëm infrastrukturat ushtarake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat