Armëpushimi në Ukrainë nuk është një opsion i mirë, thotë diplomati rus

Bota

Armëpushimi në Ukrainë nuk është një opsion i mirë, thotë diplomati rus

Më: 25 prill 2022 Në ora: 21:16
Dmitry Polyanskiy

Një diplomat i lartë rus ka thënë se një armëpushim nuk është një opsion i mirë për momentin, sepse do t’u japë forcave ukrainase mundësinë të rigrupohen dhe të bëjnë më shumë provokime.

Rusia më herët njoftoi se do të mbante një armëpushim rreth fabrikës së çelikut në qytetin e rrethuar të Mariupolit nga ora 14me orën lokale, për të lejuar largimin e civilëve.

Por zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, tha se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje dhe bëri thirrje për garanci sigurieme shkrim.

Zëvendëspërfaqësuesi i parë i përhershëm i Rusisë në OKB, Dmitry Polyanskiy, tha se Ukraina kishte pretenduar se kishte disa civilë në fabrikën e çelikut Azovstal, ku janë strehuar luftëtarët e fundit ukrainas në qytet, por forcat ukrainase “nuk i lanë të shkojnë”.

Ai vazhdoi duke thënë se Rusia nuk kishte sulmuar zonat e banuara në Odesa, qyteti port i Ukrainës në Detin e Zi, gjatë fundjavës.

Të shtunën, Ukraina tha se dy raketa goditën një objekt ushtarak dhe dy ndërtesa banimi në qytet. Por Polyanskiy tha se ndërtesat e banimit u goditën nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Ai vazhdoi të kundërshtonte komentet e bëra nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili tha se Rusia kishte dështuar në arritjen e qëllimeve të saj në pushtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat