Pamjet e pabesueshme: Momenti kur droni “Bajraktar” shkatërron anijen ruse

Bota

Pamjet e pabesueshme: Momenti kur droni “Bajraktar” shkatërron anijen ruse

Nga: P.R Më: 2 maj 2022 Në ora: 21:27
Momenti i pabesueshëm kur një dron ukrainas shkatërron një varkë patrullimi ruse në Detin e Zi.

Ky është momenti i pabesueshëm kur një dron ukrainas shkatërron një varkë patrullimi ruse në Detin e Zi. Videoja e regjistruar nga droni Bajraktar lart mbi ishullin gjarpinjve këtë mëngjes, tregon mjetin pa pilot që shkatërron anijen sulmuese Raptor.

“Është një nga dy anijet ruse të patrullimit të shkatërruara këtë mëngjes”, tha marina ukrainase.

"Dy varka ruse të klasës Raptor u shkatërruan në agimin e sotëm pranë ishullit Zmiinyi (Gjarpri)”, shkroi në facebook Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valeriy Zaluzhniy.

“Ekspozimi i dronit dëshmon se asgjësimi ndodhi këtë mëngjes”, tha eksperti ushtarak Rob Lee në Tëitter.

“Bajraktarët po punojnë. Së bashku drejt fitores!”, shtoi Zaluzhniy, shkruan dailymail, përcjellë “Bota sot”.

Deri më tani, Moska zyrtare nuk ka reaguar lidhur me këto raportime,.

Droni i prodhuar në Turqi është i njëjti model i përdorur në shkatërrimin e guximshëm të anijes ruse Moskva muajin e kaluar.

Anijet Raptor thuhet se po përdoreshin për të evakuuar personelin ushtarak rus nga ishulli famëkeq për t'i zëvendësuar ata me trupa të reja.

“Sulmet erdhën "ndërsa armiku u përpoq të kryente evakuimin dhe rimbushjen e personelit"”, tha Komanda Operacionale Jugore e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat