Vazhdojnë Luftimet e ashpra në fabrikën e çelikut në Mariupol, Ukraina humb kontaktin me ushtarët

Bota

Vazhdojnë Luftimet e ashpra në fabrikën e çelikut në Mariupol, Ukraina humb kontaktin me ushtarët

Më: 4 maj 2022 Në ora: 14:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Luftimet kanë vazhduar rreth fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol këtë pasdite, sipas kryebashkiakut të qytetit, shkruan Sky news transmeton "Bota sot".

Zona është bastioni i fundit i forcave të mbrojtjes ukrainase në rajon, me rreth 200 civilë që mendohet se janë ende të strehuar në bunkerë të nëndheshëm.

Dje u konfirmua se më shumë se 100 civilë kishin arritur të largoheshin nga uzina dhe kishin mbërritur të sigurt në Zaporizhzhia.

Megjithatë, kryetari i bashkisë së qytetit Vadym Boichenko tha se kontakti tani ka humbur me luftëtarët ukrainas brenda fabrikës së çelikut.

Ndërkohë, ministria e mbrojtjes e Ukrainës tha se Rusia po përpiqej të rriste ritmin e ofensivës së saj në Ukrainën lindore. Ai shtoi se Moska kishte kryer rreth 50 sulme ajrore të martën./M.L.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat