Guvernatori rajonal i Luhanskut: Rusia hodhi bombë në shkollë

Bota

Guvernatori rajonal i Luhanskut: Rusia hodhi bombë në shkollë

Nga: A.SH Më: 7 maj 2022 Në ora: 23:13
Ukrainë

Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Gaidai, thotë se Rusia ka hedhur një bombë në një shkollë në fshatin Bilohorivka, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ai tha se streha e qytetit për bomba ishte shkatërruar më herët, duke e lënë bodrumin e shkollës si vendin e fundit ku njerëzit mund të strehoheshin nga sulmet ruse.

Rreth 90 persona ishin në bodrum kur goditi bomba, tha ai në Facebook. Rreth 30 janë shpëtuar nga rrënojat.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me bombardimin e supozuar, raportoi Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat