Dhjetra ukrainas mund të kenë vdekur nga goditja e një shkolle nga forcat ruse

Bota

Dhjetra ukrainas mund të kenë vdekur nga goditja e një shkolle nga forcat ruse

Më: 8 maj 2022 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Dhjetëra ukrainas mendohet të kenë humbur jetën të dielën pasi një bombë ruse shkatërroi një shkollë në bodrumin e së cilës strehoheshin rreth 90 vetë, ndërsa forcat ruse vazhduan goditjen ndaj dhe fshatrave në Ukrainën lindore dhe jugore.

Guvernatori i provincës Luhansk, një nga dy zonat që përbëjnë zemrën industriale të lindjes të njohur si Donbas, tha se shkolla në fshatin Bilohorivka u përfshi nga flakët pas bombardimeve të së shtunës. Ekipet e përgjigjes së shpejtë gjetën dy trupa dhe shpëtuan 30 persona, tha ai.

"Ka shumë mundësi që të 60 njerëzit që janë ende nën rrënoja tani kanë të vdekur," shkruante guvernatori Serhiy Haidai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ai tha se bombardimet ruse vranë edhe dy djem, 11 dhe 14 vjeç, në qytetin fqinjë Pryvillia.

Që kur nuk arriti ta vinte nën kontroll kryeqytetin e Ukrainës, Kiev Rusia e ka përqendruar ofensivën e saj në Donbas, ku separatistët e mbështetur nga Moska luftojnë që nga viti 2014 dhe kanë pushtuar disa territore.

Ushtria ruse vazhdoi betejën për të vënë plotësisht nën kontroll qytetin port të Mariupolit, i cili ka qenë nën sulm të pamëshirshëm që nga fillimi i luftës. Fabrika e çelikut Azovstal buzë detit është e vetmja pjesë e qytetit që nuk është nën kontrollin rus.

Të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit që ishin strehuar me luftëtarët ukrainas në fabrikë, u evakuuan të shtunën. Trupat që janë ende brenda kanë refuzuar të dorëzohen; qindra besohet të jenë të plagosur./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat