​Guterres: Pasojat e përshkallëzimit të luftës në Rusi janë shumë të frikshme për t'u menduar

Bota

​Guterres: Pasojat e përshkallëzimit të luftës në Rusi janë shumë të frikshme për t'u menduar

Më: 9 maj 2022 Në ora: 23:10
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi sot se pasojat e përshkallëzimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës janë "shumë të frikshme për t'u menduar".

Guterres, i cili ndodhet për një vizitë në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, tha në një konferencë shtypi me kryeministren Natalia Gavrilita se ndikimi i luftës së Rusisë në Ukrainën fqinje "është i thellë dhe i gjerë".

Vizita e tij në Moldavi pason një seri incidentesh shqetësuese që kanë tronditur rajonin separatist pro-rus të Moldavisë, Transnistria.

Në fund të prillit, tre persona hodhën granata në zyrën e sigurimit shtetëror të rajonit dhe dy antena të mëdha transmetimi u rrëzuan një ditë më vonë.

Të premten, policia tha se pajisje shpërthyese u hodhën nga një dron duke lënë krater një metër të thellë pranë një fshati.

“Jam thellësisht i shqetësuar për vazhdimin dhe përhapjen e mundshme të luftës që Rusia po bën në Ukrainë”, tha Guterres, duke shtuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i Moldavisë “nuk duhet të kërcënohen apo minohen”, transmeton Sky News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat