Zaharova përpiqet të heq vëmendjet nga krimet që bëhen në Ukrainë, përmend bombardimet e Beogradit

Bota

Zaharova përpiqet të heq vëmendjet nga krimet që bëhen në Ukrainë, përmend bombardimet e Beogradit

Nga: F. B. Më: 10 maj 2022 Në ora: 09:14
Zaharova

Rusia përmes mundësive të kufizuara për deklarime në mediet po bënë përpjekje për të heq vëmendjen nga krimet që po kryen ushtria e saj në Ukrainë, duke akuzuar perëndimin në mënyra të ndryshme përfshirë këtu edhe NATO lidhur me bombardimet në vitet 90-të të Beogradit.

Kështu zëdhënësja e ministrisë së jashtme Zaharova ka deklaruar për ATV të Banjallukës se askush nuk ka reaguar në bombardimet e Beogradit me uranium të varfëruar dhe lindjen pastaj të fëmijëve të sëmurë për shkak helmimit të ushqimeve, transmetojnë “Telegraf” dhe “Bota Sot”.

Sipas Zaharovës, çfarë mund të ketë më keq se bombardimi me uranium të varfëruar dhe helmimin e tokës për shumë vite, ka thënë ajo.

Nga ky bombardim nuk kanë pësuar vetëm serbët por edhe pjesëtarë të misionit të NATO-së, shumica italian, që tash e sa vite nuk kanë marr dëmshpërblim për këtë.

“Askush nuk ju ka thënë, pastaj ata kanë pasur probleme onokolgjike”, tha ajo për ATV.

Sipas Zaharovës për shkak bombardimeve po lindin fëmijë të sëmurë dhe është helmuar ushqimi edhe toka dhe nuk ka asnjë reagim nga mediet dhe opinioni, apo dhënie të mbështetjes për zgjidhjen e këtyre problemeve nga BE, qoftë pagesa e dëmshpërblimit etj. Nuk ka as vizita nga “Angjela Zholi” për të mbajtur fëmijët për dore që lindin me sëmundje dhe prindërit i kanë të helmuar, sepse kjo nuk është interesant, tha ajo duke dashur të largojë vëmendjen nga gjendja e rëndë në Ukrainë dhe akuzat e medieve se atje po bëhen krime monstruoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat