SHBA zotohet të mbështesë çdo lëvizje të Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n

Bota

SHBA zotohet të mbështesë çdo lëvizje të Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n

Nga: A.SH Më: 12 maj 2022 Në ora: 22:59
Kryeministrja e Suedisë dhe ajo e Finlandës

Shtëpia e Bardhë tha se do të mbështeste çdo lëvizje të Finlandës dhe Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Finlanda konfirmoi se do të bëjë një ofertë të enjten, ndërsa Suedia pritet t'i bëjë jehonë këtij vendimi në ditët në vijim.

Vende të shumta e kanë mbështetur vendimin, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe tani SHBA-në.

"Ne do të mbështesim një aplikim në NATO nga Finlanda dhe-ose Suedia nëse ata aplikojnë," tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

"Ne do të respektonim çdo vendim që ata marrin."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat