Finlanda e Suedia të mërkurën aplikojnë për anëtarësim në NATO

Bota

Finlanda e Suedia të mërkurën aplikojnë për anëtarësim në NATO

Më: 17 maj 2022 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Finlanda dhe Suedia do të dorëzojnë aplikimin e tyre për NATO të mërkurën, njoftoi kryeministrja suedeze Magdalena Andersson gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinistö sot në Stokholm.

"Demokracia ka fituar. E gjithë kjo pranverë ka qenë një triumf për demokracinë në Finlandë," ," tha Niinistö , duke iu referuar mbështetjes së madhe që aplikimi i Finlandës për NATO ka marrë sot në parlament dhe në mesin e popullit finlandez.

"Suedia po pret gjithashtu të punojë së bashku me Turqinë brenda NATO-s," tha kryeministrja suedeze Andersson.

Parlamenti finlandez votoi sot për t'u bashkuar me NATO-n me një shumicë dërrmuese prej më shumë se 95 për qind të votave, duke i lejuar Helsinkit të dërgojë një aplikim zyrtar për anëtarësim në selinë e Aleancës.

Në të njëjtën ditë, ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde nënshkroi kërkesën e vendit të saj për anëtarësim në NATO.

Megjithëse Finlanda dhe Suedia janë historikisht neutrale, pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar rrënjësisht opinionin publik drejt anëtarësimit në një aleancë ushtarake. Me përjashtim të Ankarasë, anëtarët e tjerë të NATO-s mbështesin kandidaturën e dy vendeve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat