Qendrat ruse të rekrutimit cak i sulmeve me koktej molotovi

Bota

Qendrat ruse të rekrutimit cak i sulmeve me koktej molotovi

Më: 17 maj 2022 Në ora: 19:28
Qendrat ruse të rekrutimit cak i sulmeve me koktej molotovi

Zyrat e qendrës së rekrutimit në Rusi është sulmuar me koktej molotovi, pasi edhe qytetarët rusë kanë filluar të shprehin mllefin me presidentin e tyre Vladimir Putin, i cili filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Një video e postuar në rrjetet sociale, shihet një burrë me fytyrë dhe kokë të mbuluar duke hedhur shishe me koktej molotovi në drejtim të dritareve të zyrave për rekrutimin e ushtarëve të rinj.

Madje sipas opozitës ruse, një veprim i tillë është një revoltë kundër luftës në Ukrainë dhe kaosin që e ka krijuar në Rusi presidenti Putin.

Mediat e atjeshme raportojnë se tetë sulme të tilla kishin ndodhur në lokacione të ndryshme, ndërsa zyrtarët lokalë thonë se ka pasur më shumë por se disa nuk janë regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Për këto sulme përgjegjësinë e ka marrë VataHunters në Telegram, ku pretendojnë se janë përgjegjës për disa sulme që kanë për synim të zbehin interesimin e të rinjve për rekrutim, që sipas tyre shumica e tyre dërgohen në Ukrainë për të luftuar.

“Qëllimi ishte të shkatërrohen arkivat me dosjet personale. Kjo do të duhej të ngadalësonte paksa procesin e rekrutimit”, shtoi VataHunters.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat