Dështimet ushtarake në Ukrainë, Vladimir Putin mizerabël nga ‘lodhja fizike’: i irrituar flakërit herë pas here dorën në ajër!

Bota

Dështimet ushtarake në Ukrainë, Vladimir Putin mizerabël nga ‘lodhja fizike’: i irrituar flakërit herë pas here dorën në ajër!

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:37
Vladimir Putin

“Vladimir Putin tregon shenja të lodhjes fizike, teksa trupat ruse nuk po munden të arrijnë dot objektivat e tyre në fushën e betejës”, pohon një ekspert i gjuhës së trupit për The Mirror.

Tirani rus u pa duke iu drejtuar një takimi të Këshillit të Sigurimit në gjendje mizerable. Në takim, Putin pretendoi se Moska ishte nën kërcënimin e sulmeve të përsëritura kibernetike nga aktorët shtetërorë perëndimorë.

Ukraina vazhdon të godasë trupat pushtuese ruse, madje disa raporte të paverifikuara sugjerojnë se rekrutuesit e ushtrisë në Donbas po grumbullojnë edhe burra me dëmtim të shikimit dhe aftësi të kufizuara për të luftuar për Putinin.

Sipas vlerësimeve të bëra publike nga pala ukrainase, Rusia ka pësuar humbje të mëdha prej rreth 28,000 burrash që nga fillimi i luftës, shifër kjo e cila përbën pothuajse 20 për qind të forcës totale që Moska dërgoi përtej kufirit më 24 shkurt.

Kremlini ka humbur gjithashtu deri në 60% të pajisjeve të tij, duke përfshirë tanke, raketa artilerie dhe pajisje të tjera të kushtueshme ushtarake.

Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James ka shpjeguar për The Mirror se si Putin dukej i lodhur gjatë fjalimit të tij të fundit dhe se pamja e tij dukej sikur po përpiqej të shtypte me forcë zemërimin e tij.

Sipas James, “poza e trupit të Putin tregon nivele të ulëta të energjisë. Ai ishte mbështetur te parakrahët e tij, të cilët i kishte vendosur në tavolinë. Ndonëse në pamje të parë duket një pozë e zakonshme, po të shohim duart e Putin vëmë një dobësim të madh. Ai duket se përpiqet të rindërtojë pozicionin e tij në një moment, duke u mbështetur në një shtrirje prapa dhe tërhequr bërrylin e tij, sikur po përpiqet të marrë një pozicion më të drejtë.

Bërryli i tij i majtë kryen një lëvizje të vogël pompimi drejt brinjëve të tij në këtë pikë që mund të jetë një shenjë se ai po rindez sinjalet e tij të fuqisë dhe energjisë. Ai nuk duket si një person i varur prej litari, por disa nga sinjalet më delikate lënë të kuptohet për lodhje të mundshme.

Lodhja dhe irritimi i liderit rus mund të shihet tek psherëtimat që lëshon në mbledhje, por edhe flakjet e herëpashershme që bën me dorën e djathtë”.

Ky presion intensiv mund të çojë në lëvizjen e trupave “me shpejtësi” dhe “pa përgatitje adekuate” – gjë që ka të ngjarë t’i bëjë ato edhe më pak të afta për të luftuar ushtrinë e motivuar ukrainase.

E ndalur tek gjestikulacionet e Putinit, ekspertja e gjuhës së trupit ka theksuar se mënyra e tij e komunikimit tregon lodhje, pasi ai kryen një frymëmarrje  me zë paksa të sforcuar duke tentuar ta ketë zërin e lartë. Ministria Britanike e Mbrojtjes pretendoi ditën e djeshme se komandantët rusë janë nën presion ekstrem për të arritur objektivat e tyre në të ashtuquajturin “operacion special” të Putinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat