Në cilat shtete Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz?

Bota

Në cilat shtete Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz?

Nga: A.SH Më: 21 maj 2022 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Nuk është vetëm Finlanda që nuk do të marrë më gaz natyror nga Rusia.

Muajin e kaluar, kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom ndërpreu furnizimet për Poloninë dhe Bullgarinë pasi ato, si Finlanda, refuzuan të bënin pagesa në monedhën ruse rubla, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Të tre vendet janë anëtare të BE-së - e cila ka këmbëngulur që pagesat të vazhdojnë të bëhen në euro - dhe shumë anëtarë të tjerë do të përballen me të njëjtin problem kur pagesat duhet të bëhen.

Kërkesa nga Rusia është një përpjekje për të mbështetur monedhën ruse dhe për të përfituar ekonominë e saj në përgjigje të sanksioneve perëndimore.

Brukseli ka thënë se e konsideron veprimin e Rusisë si një formë shantazhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat