Ushtari rus synon të kundërshtoj vendimin për krime lufte

Bota

Ushtari rus synon të kundërshtoj vendimin për krime lufte

Nga: M.H. Më: 23 maj 2022 Në ora: 14:12
Vadim Shishimari

Një ushtar rus i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte në Ukrainë ka ndërmend të apelojë, thotë avokati i tij.

"Ky është dënimi më i rëndë dhe çdo person i niveluar do ta kundërshtonte atë," tha Viktor Ovsyannikov, sipas AFP, përcjell “Bota sot”.

"Unë do të kërkoj anulimin e vendimit të gjykatës," shtoi Ovsyannikov.

Vadim Shishimarin pranoi se kishte qëlluar për vdekje një burrë 62-vjeçar në fshatin verilindor Chupakhivka më 28 shkurt. Avokati i tij thotë se ai po zbatonte urdhrat e drejtpërdrejta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat