Ish-shefi i Inteligjences britanike: Putin do ta humbë pushtetin dhe do të mbyllet në çmendinë

Bota

Ish-shefi i Inteligjences britanike: Putin do ta humbë pushtetin dhe do të mbyllet në çmendinë

Më: 23 maj 2022 Në ora: 16:33
Vladimir Putin

Ish-shefi i inteligjencës britanike parashikoi se presidenti rus, Vladimir Putin, brenda vitit do ta humbë pushtetin dhe do të mbyllet në një qendër mjekësore për trajtim të një sëmundje të gjatë kronike.

Sir Richard Dearlove ishte në krye të Shërbimit Sekret të Inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar, ndryshe MI6, prej vitit 1999 deri në vitin 2004.

Ai bëri këtë parashikim mbi Putin gjatë një episodi të podcast-it me titull “One Decision”, podcast në të cilin është bashkë prezantues.

“Me të vërtetë do ta them këtë. Mendoj se ai do të bie nga pushteti deri në vitin 2023, do të futet në një azil të të çmendurve, por jo si lider i Rusisë”, deklaroi Dearlove, duke shtuar se futja e tij në azilin e të çmendurve do të thoshte se Putin do hiqet nga pushteti pa ndonjë grusht-shtet.

Parashikimi i Dearlove është në një hap me disa raportime të fundit, në të cilat thuhet se Putin është i sëmurë dhe se së shpejti do ta humbë edhe pushtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat