Ish-presidenti i Ukrainës paralajmëron një rrezik të madh, kërkon të ushtrohet presion ndaj Putinit

Bota

Ish-presidenti i Ukrainës paralajmëron një rrezik të madh, kërkon të ushtrohet presion ndaj Putinit

Nga: A.M Më: 23 maj 2022 Në ora: 18:23
Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka folur me Sarah-Jane Mee të Sky news këtë pasdite, përcjell "Bota sot".

Ai bëri thirrje për presion më të madh ndaj Vladimir Putinit, për ta shtyrë atë "të ndalojë vrasjen e grave ukrainase, fëmijëve ukrainas dhe të moshuarve ukrainas".

Poroshenko shtoi se është "shumë mirënjohës" për udhëheqjen e presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministrit Boris Johnson. "Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme tani për të pasur një politikë të koordinuar," tha zoti Poroshenko.

Ai vazhdoi të shpjegonte se ekziston një “një rrezik tjetër i madh” i “orkestruar” nga presidenti rus, që është kriza globale e ushqimit.
"Rreth 20% e botës do të përjetojë uri për shkak të Rusisë... dhe një tjetër rezultat i luftës do të jetë një krizë e madhe refugjatësh," tha ai.

"Me këtë situatë, është një argument tjetër se pse ne duhet të jemi kaq të vendosur për të ndaluar Rusinë dhe për të përdorur të gjitha instrumentet për të bllokuar tregtinë e jashtme ruse dhe për të arrestuar të gjitha anijet tregtare ruse," shtoi ai.

Poroshenko bëri thirrje gjithashtu që portet e Ukrainës të zhbllokohen "urgjentisht".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat