Ministri francez: Ukraina ‘do të jetë përfundimisht pjesë e BE’

Bota

Ministri francez: Ukraina ‘do të jetë përfundimisht pjesë e BE’

Nga: A.SH Më: 24 maj 2022 Në ora: 14:30
Clément Beaune

Ministri i Francës për Evropën, Clément Beaune, tha se ai është "i bindur" se Ukraina do të bëhet përfundimisht pjesë e BE-së, por se kjo do të marrë kohë, shkruan Sky News, përcjell Bota sot.

Në fillim të kësaj jave ai tha se mund të duhen 15 deri në 20 vjet që Ukraina të bashkohet me bllokun.

Ai u tha gazetarëve sot: "Ne e dimë me ndershmëri se kërkon kohë dhe në këtë kohë nuk mund t'i lejojmë vetes thjesht të presim. Ne duhet të ushqejmë shpresën evropiane."

Në fillim të këtij muaji, presidenti francez Emmanuel Macron propozoi krijimin e një "bashkësie të re politike evropiane" që do të lejonte bashkëpunim më të ngushtë me vendet që përpiqen të anëtarësohen në BE.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren e Ukrainës, Olga Stefanishyna, ai tha se komuniteti nuk do të ishte një alternativë ndaj anëtarësimit të Ukrainës në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat